Lidhje

SHBA: Fillojnë homazhet për kryetarin e Gjykatës së Lartë


Në selinë e Gjykatës së Lartë në Washington, filluan homazhet dyditore për Kryetarin e kësaj gjykate, William Rehnquist, i cili vdiq të shtunën në moshën 80 vjeçare nga kanceri në tiroide.

Arkivoli me trupin e zotit Rehnquist i mbështjellë me flamurin amerikan është vendosur tani në sallën e madhe të gjykatës së lartë, ku publiku do të bëjë homazhe deri kur të bëhet varrimi në varrezat kombëtare të Arlingtonit.

Kryetari konservator i gjykatës së lartë u emërua si anëtar i kësaj gjykate nga Presidenti Nikson në vitin 1972. Presidenti Regan e caktoi atë në krye të gjykatës 14 vjet më pas, në vitin 1986. Anëtarët e Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara kanë mandate të përhershme.

Presidenti Bush ka emëruar gjykatësin John Roberts, si kandidat për postin e kryetarit të gjykatës. Senati pritet të fillojë diskutimin e kandidaturës së zotit Roberts, pas funeralit të zotit Rehnquist.

XS
SM
MD
LG