Lidhje

Bosnje: Ashdown paralajmëron serbët për krijimin e forcës policore shumëetnike


Ndërmjetësi Ndërkombëtar për Bosnje-Hercegovinën Paddy Ashdown paralajmëroi udhëheqësit sërbë të Bosnjes se Bosnje-Hercegovina do të mbetet e izoluar në se udhëheqësit e saj vazhdojnë të kundërshtojnë planet për krijimin e një force të vetme policore shumë etnike.

Udhëheqësit e komunitetit kroat, musliman dhe atij sërb të Bosnjes kanë diskutuar mbi këto plane për gati një vit. Por sërbët kanë kundërshtuar fuqishëm të gjitha përpjekjet për bashkimin e ministrive të brëndshme dhe forcave policore të republikës sërbe dhe federatës muslimano-kroate të Bosnjes, të cilat tani janë të ndara. Zoti Ashdown paralajmëroi se vazhdimi i kundërshtimit nga sërbët e Bosnjes do të bëjë që vendi të mos vendosë marrëdhënie zyrtare me Bashkimin Evropian dhe do ta lërë atë të izoluar në Ballkan.

Ndërkohë, Grupi Ndërkombëtar i Krizave, i cili përpiqet të parandalojë konfliktet ndërkombëtare dhe lokale nëpër botë, ka bërë thirrje për masa të tilla si jashtëligjësimi i partisë nacionaliste demokratike serbe të Bosnjes në se anëtarët e saj vazhdojnë të bllokojnë një marrëveshje.

XS
SM
MD
LG