Lidhje

Lirohet kontraktori amerikan i rrëmbyer 10 muaj më parë në Bagdat


Forcat ushtarake amerikane shpëtuan një kontraktor amerikan, i cili u rrëmbye para më shumë se 10 muajsh në Bagdat.

Autoritetet ushtarake thonë se Roy Hallums dhe një qytetar irakian u shpëtuan sot në një shtëpi fshati të izoluar 24 kilometra në jug të Bagdatit. Thuhet se zoti Hallums është në gjendje të mirë shëndetsore dhe nën kujdesin e mjekësve.

Zyrtarët thanë se informacioni i dhënë nga irakianët e arrestuar çoi në lirimin e tij. Zoti Hallums, i cili punonte për një kompani saudite, u rrëmbye nëntorin e kaluar në një lagje të pasur bashkë me dy të huaj, të cilët më vonë u liruan.

Në zhvillime të tjera, ambasada amerikane njoftoi se 4 roje të sigurimit amerikan u vranë nga një shpërthim në anë të rrugës në qytetin jugor të Basrës.

XS
SM
MD
LG