Lidhje

Kosovë: PDK-ja kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kosumi


Qeveria në hije e Partisë Demokratike të Kosovës, e drejtuar nga Hashim Thaçi, kërkoi sot dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Bajram Kosumi, duke vënë në dukje se vetë kryeministri pranoi publikisht, “mitmarrjen e rreth tridhjetëmijë eurosh”, të cilat ishin përdorur për të paguar biletën e tij të kthimit në Kosovë nga Turqia ku ishte me pushime me bashkëshorten. PDK-ja tha se kjo tregon për shkallën e lartë të papërgjegjësisë dhe thellimit të korrupsionit moral, financiar dhe politik dhe i bëri thirrje kryeadministratorit Jessen-Petersen dhe organeve kompetente të drejtësisë që të fillojnë hetime të menjëhershme për zbardhjen e këtyre skandaleve.

XS
SM
MD
LG