Lidhje

Ukrainë: Presidenti Yushchenko shkarkon qeverinë mes akuzave për korrupsion


Presidenti ukrainas Viktor Yushchenko shkarkoi qeverinë e tij dhe emëroi një zyrtar të lartë rajonal nga pjesa lindore e vendit, si kryeministër në detyrë.

Zoti Yushchenko e bëri njoftimin sot, në një konferencë shtypi që u mbajt në klimën e akuzave për korrupsion në rangjet e larta të qeverisë. Ai tha se i ka kërkuar guvernatorit rajonal Yuri Yekhanurov që të krijojë një qeveri të re.

Ndërkohë, shefi i këshillit për Sigurinë Kombëtare dhe Mbrojtjen, Petro Poroshenko, zëvendës kryeministrja për çështje humanitare Mykola Tomenko dhe shefi i sigurimit Oleksandr Turchinov dhanë sot dorëheqjen.

Zoti Yushchenko vlerësoi kryeministren Yulija Tymoshenko, duke shprehur shpresën se ajo dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë së shkarkuar do të vazhdojnë të jenë anëtarë të ekipit të tij. Por ai theksoi gjithashtu nevojën për unitet.

Të shtunën, shefi i stafit i presdencës Oleksandër Zinchenko dha dorëheqjen për shkak të korrupsionit sistematik përreth presidentit, siç u shpreh ai. Zoti Yushchenko mori pushtetin vitin e kaluar, pas protestave masive kundër regjimit të korruptuar të paraardhësit të tij Leonid Kuchma.

XS
SM
MD
LG