Lidhje

Pasojat e uraganit në ekonominë amerikane


Gati dy javë pasi uragani shkatërroi zona të gjera në Gjirin e Meksikës në Shtetet e Bashkuara, nga një llogaritje e përafërt thuhet se efektet e tij në ekonominë amerikane do të jenë serioze por jo të papërballueshme.

Në një raport drejtuar ligjvënësve, zyra buxhetore e kongresit thotë se uragani Katrina do të kushtojë 400 mijë vende pune dhe do të ulë rritjen ekonomike me një të tretën gjatë muajve të ardhshëm. Ajo që i shqetëson më shumë ekonomistët është efekti i çmimeve të larta të naftës që janë rritur gati 30 përqind javën e kaluar. Gati një e treta e naftës dhe gazit të prodhuar nga Shtetet e Bashkuara vjen nga rafineritë dhe puset e vendosura në zonat e prekura. Nga një llogaritje tjetër del se humbjet nga Katrina janë gati 200 miliardë dollarë. Kjo shumë është e nevojshme për të rindërtuar shtëpitë, bizneset dhe rrugët në një sipërfaqe prej 12 mijë hektarësh. Zyrtarët e Rezervave Federale do të mblidhgen brenda dy javësh për të vendosur kursin e interesave pas uraganit. Ekonomistët thonë se ka të ngjarë që niveli i interesave të vazhdojë të rritet për të pakësuar efektet e rritjes së pritshme të inflacionit si pasojë e kostos së lartë të artiujve që prodhohen nga nënproduktet e naftës, që nga gomat tek enët plastike.

Uragani Katrina erdhi në një kohë shumë të vështirë për industrinë amerikane të makinave. Shqetësimi më i madh është se konsumatorët do të fillojnë të blejnë makina dhe që harxhojnë më pak karburant dhe do të lenë makinat e mëdha që u sjellin edhe fitimet më të mëdha kompanive.

Ndihmat për viktimat e uraganit kanë vërshuar nga amerikanë dhe vendet e tjera por situata u ka dhënë mundësi edhe mashtruesve, të përfitojnë nga fatkeqësia e të tjerëve. Dhjetra faqe elektronike të sajuara u regjistruan me emrin Katrina. Faqja e vërtetë e Kruqit të Kuq ka marrë miliona dollarë donacione, por ka faqe të tjera të rreme të krijuara në Kore, Kinë dhe Shtetet e Bashkuara. FBI-ja thotë se po punon me organizatat e rendit në mbarë botën për të kapur mashtruesit. Ata që duan të ndihmojnë viktimat e uraganit këshillohet t’u mos përgjigjen kërkesave përmes email-it për donacione dhe të sigurohen që organizatat e bamirësisë janë legjitime para se të japin kontributet.

XS
SM
MD
LG