Lidhje

Presidenti Jushçenko emëron kryeministrin e përkohshëm të Ukrainës


Presidenti i Ukrainës Viktor Yushçenko u bëri thirrje udhëheqësve të parlamentit që të mbështesin kryeministrin e përkohshëm Yuri Yekhanurov, pas shkarkimit të qeverisë dje. Presidenti u takua me udhëheqësit e parlamentit dje.

Kryeministri i ri i përkohshëm, i cili gjithashtu po takohet me udhëheqësit politikë, tha se synimi i tij kryesor është garantimi i qendrueshmërisë, gjatë kësaj periudhe të cilën ai e quajti shumë të komplikuar.

Dje, Presidenti shkarkoi kryeministren Yulija Tymoshenko dhe gjithë kabinetin në atmosferën e akuzave për luftë të brendshme dhe korrupsion në qeveri. Një zyrtar tjetër i lartë, Petro Poshenko dha gjithashtu dorëheqjen. Zonja Tymoshenko ende nuk ka thënë nëse do të bashkohet me opozitën. Ajo ishte një nga figurat kryesore gjatë revolucionit portokalli vitin e kaluar që solli në fuqi presidentin Yushçenko. Ajo dhe zoti Poroshenko thuhet se ishin përfshirë në një luftë për pushtet.

XS
SM
MD
LG