Lidhje

Irak: Ofensivë masive kundër kryengritësve


Forcat irakiane me mbështetjen e trupave amerikane ndërmorën një ofensivë masive kundër kryengritësve në qytetin veri-perëndimor të Tal Afarit dhe qeveria ka paralajmëruar se është e gatshme të fillojë operacione kundër terroristëve në katër qytete të tjera.

Para ofensivës që filloi sot në mëngjes, për disa ditë kishte patur përleshje dhe goditje ajrore nga ana e trupave amerikane. Shumë nga banorët të Tal Afarit që janë turkmenë, ishin larguar që para se të fillonin luftimet.

Ministri i Mbrojtjes Saadoun al-Dulaimi tha se trupat kishin vrarë 141 kryengritës dhe kishin kapur afro 200 të tjerë në qytet. Ai paralajmëroi gjithashtu banorët e Ramadit, Samarrës, Rawës dhe Qaimit se tani është radha e qyteteve të tyre, duke thënë se nuk ka për të pasur më strehë për terroristët, kriminelët dhe gjakpirësit.

Ndërkohë në jug të Bagdadit, policia zbuloi trupat e 18 burrave të cilëve u ishin lidhur duart dhe ishin ekzekutuar.

XS
SM
MD
LG