Lidhje

Papa Benedikt: 11 shtatori - ditë për të kujtuar të gjitha viktimat e terrorizmit


Papa Benedikti tha sot se sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 ndaj Shteteve të Bashkuara duhet të jetë një ditë kur kujtohen të gjithë viktimat e terrorizmit. Papa i bëri thirrje njerëzve të heqin dorë nga urrejtja dhe të ndërtojnë një botë e cila të karakterizohet nga drejtësia, solidariteti dhe paqja.

Udhëheqësi i kishës katolike i bëri këto komente para besimtarëve të mbledhur për të dëgjuar bekimin e tij të përjavshëm, para rezidencës verore të Papës në Castelgandolfo, pranë Romës.

XS
SM
MD
LG