Lidhje

Shtetet e Bashkuara përkujtojnë 11 shtatorin 2001


Të djelën në mbarë Shtetet e Bashkuara u përkujtua 11 shtatori katër vjet pas sulmeve terroriste në të cilat humbën jetën rreth tre mijë njerëz.

Në Niu Jork mijëra vetë ishin mbledhur në vendin, ku ndodhej Qendra Botërore e Tregëtisë, ku humbën jetën shumica e viktimave. Shumë prej pranishëmve mbanin në duar fotografi të miqve dhe të afërmve dhe qanin teksa lexoheshin emrat e të vdekurve.

Në Niu Jork dhe gjetkë pjesëmarrësit në ceremoni mbajtën momente heshjetje pikërisht në kohën kur secili nga katër avionët e rrëmbyer nga al-Kaida u përplasën.

Në Uashington Presidenti Bush dhe nënpresideni Dick Cheney mbajtën një minutë heshtje në Shtëpinë e Bardhë në orën 8:46, moment kur dy avionët e parë goditën Qendrën Botërore të Tregëtisë para katër vjetësh. Ceremoni pëkujtimore u zhvilluan gjithashtu në Arlington, ku ndodhet Pentagoni dhe ku u përplas njëri nga avionët e drejtuar nga terroristët; po ashtu ceremoni u zhvilluan në Shanksville të Pensilvanisë, ku u rrëzua avioni i katërt i rrëmbyer nga terroristët.

Në fjalën që mbajti në ceremoninë e zhvilluar në Pentagon, Sekretari amerikan i Mbrojtes, Donald Rumsfeld, u zotua se Shtetet e Bashkuara do ta fitojnë luftën kundër terrorizmit. //az//

XS
SM
MD
LG