Lidhje

Palestinezët festojnë largimin e izraelitëve nga Rripi i Gazës


Mijëra palestinezë të gëzuar nxituan të hynin në vendbanimet izraelite të zbrazura në Rripin e Gazës sot duke gritur flamuj palestinez mbi tokën e liruar nga Izraeli pas një pushtimi 38 vjeçar.

Departamenti amerikan i Shtetit përshëndeti përfundimin e tërheqjes së Izraelit dhe vlerësoi bashkëpunimin izraelito-palestinez në këtë zhvillim. Një zëdhënës i bëri thirrje Autoritetet Palestinez për të vendosur rendin në këtë teritor.

Festimet kaotike në Gaza përfshinë teritorin nga Rafahu dhe Khan Younisi në jug në vendbanimet e boshatisura në Netzarim dhe Dugit. Disa banorë sollën me vete fëmijët për të parë festimet, ndërsa të tjerë vinin rrotull për të mbledhur suvenire.

Gjetkë, ekipet palestineze të ndihmës së shpejtë thanë se një palestinez u vra dhe tre të tjerë u plagosën nga të shtënat e armëve ndërkohë që turmat e njerëzve vërshuan në teritorin e Egjyptit.

XS
SM
MD
LG