Lidhje

Forcat irakiane dhe trupat amerikane vazhdojnë operacionin në Tal-Afar


Kryeministri i Irakut Ibrahim al-Jaafari vizitoi sot qytetin e trazuar të Tal Afarit ku forcat irakiane të mbështetura nga trupat amerikane po përpiqen të dëbojnë kryengritësit nga vendstrehimet e tyre në veri të vendit.

Zyra e kryeministrit konfirmoi vizitën e cila bëhet megjithë kërcënimet e kryengritësve se do të kundërsulmojnë forcat e koalicionit në qytet me armë kimike.

Disa pozicione të kryengritësve u gjetën të boshatisura të djelën ndërsa 5 mijë ushtarë irakianë dhe 3 mijë e 500 trupa të këmbësorisë amerikane hynë në qytetin pothuajse të shkretë. Autoritetet amerikane thanë se shumë mga kryengritësit iu larguan luftimeve përmes një rrjeti tunelesh që u zbuluan poshtë qytetit të djelën.

Sot në Bagdat, Ministria irakiane e Mbrojtjes tha se 157 kryengritës janë vrarë që nga e djela. Ushtria amerikane njoftoi për 141 të vrarë nga rradhët e armikut gjatë 24 orëve të fundit. Agjencia e lajmeve Reuters citoi një zëdhënës të ministrisë të ketë thënë se operacioni do të përfundojë të enjten.

XS
SM
MD
LG