Lidhje

Uashington: Presidenti irakian, Xhelal Talabani, nuk cakton afate për tërheqjen e forcave amerikane nga vendi i tij


Presidenti irakian, Xhelal Talabani, tha se nuk do të caktojë ndonjë afat për tërheqjen e forcave amerikane nga vendi i tij.

Pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Bush, zoti Talabani tha se prania ushtarake amerikane dhe ndërkombëtare në Irak është jetësore për zhvillimin e demokracisë në vendin e tij.

Nga ana e tij, zoti Bush u zotua se Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin dorë nga ndihmat për Irakun që të mposhtë terrorizmin, të cilin ai e cilësoi si armik të të gjithë popujve arabë dhe muslimanë. Ai tha gjithashtu se projekt-kushtetuta e Irakut është një prej më të mirave në Lindjen e Mesme. Zoti Bush e uroi Presidentin Talabani për rolin e tij udhëheqës kur politikanët irakianë punonin për projekt-kushtetutën, për të cilën populli irakian do të votojë në një referendum muajin e ardhshëm.

Takimi Bush-Talabani në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua në prag të hapjes së sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të mërkurën në New York. //az//

XS
SM
MD
LG