Lidhje

Kapitol Hill: Vazhdon seanca për konfirmimin gjykatësit Xhon Roberts në postin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë


Senati amerikan filloi ditën e dytë të seancave të konfirmimit të gjykatësit Xhon Roberts për postin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë. Shumë pyetje të drejtuara atij nga senatorët kanë të bëjnë me pikëpamjet e tij mbi vendimin e Gjykatës së Lartë të vitit 1973 që ligjëroi abortin. Zoti Roberts tha se ky vendim 1973 duhet respektuar në bazë të një parimi ligjor që thotë se vendimet e marra njëherë duhet të qendrojnë në fuqi. Por ai shtoi se nuk do të fliste se si mund të votonte për çështje të veçanta, pasi një gjë e tillë do të dëmtonte integritetin e gjykatës.

Seancat janë ashpërsuar herëpashere dhe senatori demokrat, Xho Bajden, e akuzoi gjykatësin Roberts se ka dhënë përgjigje jo të sakta. Kryetari i Komisionit Ligjor të Senatit, Arlen Spektër, republikan, u detyrua të ndërhyjë duke i thënë Senatorit demokrat Bajden edhe kolegut po demokrat, Ted Kennedy, të mos e ndërprisnin kandidatin dhe ta linin të përfundonte përgjigjet.

Nëse Senati e miraton gjykatësin Roberts, ai do të zëvendësojë gjykatësin Uilliam Renkuist që vdiq para disa ditësh. //az//

XS
SM
MD
LG