Lidhje

Rritet numri i të përfshirëve në kontrabandën e cigareve në Durrës


Në Shqipëri vazhdon të rritet numri i personave të përfshirë në kontrabandën e cigareve te zbuluara ne Durres.

Të paktën 15 persona janë proceduar penalisht dhe 4 prej tyre janë të arrestuar, ndërkohë që i ka shpëtuar prangave porositësi i ngarkesës me vlerë mbi 4 milion euro, Ndoc Gjergji.

Sot me urdhër të prokurorisë së krimeve të rënda është arrestuar dhe një punonjës policie, Skënder Thaci, i cili ka qenë komandant i njërit prej postoblloqeve në dalje të portit të Durrësit. Cigaret kontrabandë u sekuestruan disa muaj më parë, falë një operacioni të organizuar në bashkëpunim dhe me shërbimet e huaja. Ngjarja shkaktoi shumë jehonë, disa persona u kapën menjëherë dhe ndaj dy anijeve u vu masa e sekuestrimit. Por ajo filloi të zbehej pasi në pranga ishin vetëm personazhe të dorës së dyte.

Arrestimi në fillim të muajit shtator i pronarit të njërës prej anijeve, Fatmir Zotaj, i shpallur në kërkim, kulmoi me pas me arrestimin, javën e shkuar të Leonard Kokës, vëllait të kryetarit të bashkisë së Durrësit, Lefter Koka i cili më shumë se sa për bizneset e tij njihej si një njeri shumë i afërt me ish kryeministrin Fatos Nano.

XS
SM
MD
LG