Lidhje

Një valë shpërthimesh dhe të shtëna armësh trondisin Bagdatin


Një valë shpërthimesh dhe të shtëna armësh tronditën sot kryeqytetin e Irakut, duke shkaktuar më shumë se 150 të vrarë dhe qindra të plagosur, shumica myslimanë shiitë.

Sulmi më i rëndë ndodhi në lagjen Kazimiyah me shumicë shiite, ku një autor sulmesh vetëvrasëse në një mikrobuz aktivizoi lëndën plasëse afër një grumbulli njerzish, që prisnin për punë, duke shkaktuar gati 90 të vrarë dhe të paktën 160 të plagosur. Akte dhune pati në gjithë Bagdatin, ku të paktën 9 shpërthime të tjera dhe një seri të shtënash shkaktuan dhjetra të vrarë e të plagosur.

Në lagjen Taxhi në veri të Bagdatit, persona të armatosur tërhoqën zvarrë të paktën 17 burra nga shtëpitë e tyre dhe i ekzekutuan ata në mes të ditës. Një mesazh në internet nga grupi terrorist al-Qaida në Irak tha se kishte ndërmarë një numër sulmesh në Bagdad në shenjë hakmarrje ndaj operacionit të ushtrisë irakiane dhe amerikane kundër kryengritësve në qytetin verior të Tal Afarit.

Këto akte dhune kryhen ndërkohë që udhëheqësit irakianë njoftuan se ia kishin dërguar më në fund projekt-kushtetutën Kombeve të Bashkuara, duke u dhënë kështu fund negociatave.

XS
SM
MD
LG