Lidhje

Presidenti Bush premton rindërtimin e Nju Orlinsit


Në një fjalim drejtuar mbrëmë kombit nga New Orlinsi, Presidenti Bush i përshkroi pasojat e uraganit Katrina si “ditë dëshpërimi dhe mizore”.

Duke folur nga sheshi Xhekson, në qendër të Nju Orlinsit, lagjja e famshme franceze e qytetit, zoti Bush tha se nuk është e mundur të imagjinohet Amerika pa Nju Orlinsin. Ai premtoi për rindërtimin e qytetit dhe bregdetit amerikan të Gjirit të Meksikës nëpërmjet një plani rindërtimi që nuk është parë deri më sot. Ai nuk e tha koston e një plani të tillë.

Në fjalimin e parë të rëndësishëm që nga goditja e uraganit Katrina, presidenti tha se çdo qytet amerikan duhet të ketë plane të qarta për të reaguar ndaj fatkeqsive natyrore, përhapjes së sëmundjeve dhe sulmeve terroriste. Ai tha se i kishte dhënë urdhër Departamentit për Sigurinë Kombëtare të rishikojë planet e emergjencës për çdo qytet kryesor të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Bush tha se populli amerikan ka të drejtën për një përgjigje më të mirë ndaj një fatkeqësie natyrore dhe se ai vetë merr përgjegjësinë këtë mosdhënien e ndihmës të menjëhershme dhe për propozimin e një zgjidhjeje për këtë çështje.

Presidenti Bush tha se ka urdhëruar çdo anëtar të kabinetit të tij të marrë pjesë në një rishikim të reagimit qeveritar ndaj uraganit. Drejtues të demokratëve në Kongres kanë bërë thirrje për një komision të pavarur për të hetuar lidhur me vonesën e përgjigjes ndaj uraganit..

XS
SM
MD
LG