Lidhje

Përfundon takimi tre-ditor i nivelit të lartë në Kombet e Bashkuara


Udhëheqësit botëror po përfundojnë sot takimin tre-ditor të nivelit të lartë në Kombet e Bsahkuara me një deklaratë me objektiva për reforma të organizatës botërore dhe për të zbutur varfërinë globale.

Dokumenti përfshihen propozime mbi ndalimin e genocidit, luftën kundër varfërisë dhe urisë si dhe krijimi i Komisionit për Ndërtimin e Paqes. Por mosmarrëveshjet e mprehta bënë që shumë masa të rëndësishme të liheshin jashtë, përfshi një propozim për çarmatim dhe mospërhapjen e armëve bërthamore dhe mbi gjuhën e përkufizimit të terrorizmit.

Mbreti Abdullah i Jordanisë tha sot se përpjekjet ndërkombëtare për paqe duhet të përfshijnë tolerancën zero ndaj atyre që nxisin terrorismin. Ai shtoi se Jordania nuk përkrah interpretimet ektreme të Islamizmit dhe kërkon të nxisë një qëndrim më të moderuar.

Kryeministri i Australisë John Howard tha se vendi i tij mirëpret zotimin e presidentit Bush për të eliminuar pengesat tregëtare me qëllim që njerzit të dalin nga varfëria. Kryeministri i Kanadasë Paul Martin, duke folur si në anglisht edhe në frëngjisht, tha se kishte mbetur i zhgënjyer nga mungesa e përparimit në takimin e nivelit të lartë lidhur me reformimin e komisionit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

XS
SM
MD
LG