Lidhje

Një grindje politike ngjall shqetësim për të ardhmen e unitetit të Serbisë dhe Malit të Zi


Një grindje midis Presidentit të Serbisë dhe Malit të Zi dhe ministrit të Financave të Serbisë është shkallëzuar, duke ngjallur shqetësim për të ardhmen e unitetit të vendit.

Një zëdhënës i presidentit të Serbisë e Malit të Zi, Svetozar Maroviç, tha se republika malazeze mund ta tërheqë personelin e saj nga administrata federale deri sa të zgjidhet konflikti.

Shefi i kabinetit, Vule Tomasheviç, tha se akuzat e ministrit të Financave të Serbisë, Mlladan Dinkiç, për korrupsion, të cilat Presidenti Maroviç i hedh poshtë, kanë për synim të shkatërrojnë bashkimin e dobët midis dy republikave.

Javën e kaluar, Ministri i Mbrojtjes Përvosllav Daviniç dha dorëheqjen pasi zoti Dinkiç e akuzoi atë për korrupsion financiar.

XS
SM
MD
LG