Lidhje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së përshëndet rezultatin e takimit të organizatës botërore


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, përshëndeti rezultatin e takimit të nivelit të lartë të kësaj jave dhe u bëri thirrje vendeve anëtare që të zbatojnë marrëveshjen që arritën. Zoti Annan tha sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York se takimi 3 ditor arriti përparim në një front më të gjerë se në çdo rast të vetëm në historinë e Kombeve të Bashkuara.

Ai e pranoi se takimi nuk arriti të gjitha objektivat e tij, por përshëndeti përparimin e bërë në fusha të tilla si të drejtat e njeriut, demokracia, lufta kundër varfërisë, terrorizmi e sëmundjet si dhe parandalimi i gjenocidit.

Në Asamblenë e Përgjithshme foli edhe Sekretarja amerikane e shtetit Kondolisa Rise. Ajo u bëri thirrje vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që të vazhdojnë punën për reformat në organizatën botërore. Sekretarja Rice tha se Kombet e Bashkuara duhet të transformohen në mënyrë që të përmbushin sfidat aktuale, përfshirë terrorizmin, përhapjen e armëve dhe trafikimin e qënieve njerëzore.

Dje, përfundoi takimi tre-ditor i nivelit të lartë i Kombeve të Bashkuara në të cilin udhëheqësit botërorë miratuan reforma të moderuara për administrimin e OKB-së. Megjithatë marrëveshja nuk përfshinte ndryshime të gjithanshme siç u kërkuan nga Sekretari i Përgjithshëm, Kofi Anan.

XS
SM
MD
LG