Lidhje

Zgjedhjet në Afganistan


Në Afganistan sot po zhvillohen zgjedhjet e para parlamentare në më tepër se 30 vjet, pa incidente të rëndësishme me dhunë. Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se votimet u zhvilluan në përgjithësi në mënyrë paqësore, megjithë disa sulme aty-këtu që shkaktuan 10 viktima, mes tyre një ushtar francez.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, i vlerësoi votuesit që i kapërcyen me guxim kërcënimet me dhunë dhe tha se zgjedhjet ishin një goditje për terrorizmin. Zyrtarët e zgjedhjeve thonë se mendonin që pjesëmarrja në zgjedhje do të ishte e madhe, por shifrat treguan se në votimet e sotme morën pjesë më pak njerëz se në zgjedhjet presidenciale të tetorit të vitit të kaluar.

Ata thanë se do të duhen të paktën dy javë për të numëruar miliona fletë votimi shumëfaqëshe. Në zgjedhjet parlamentare të Afgansitanit konkuruan rreth 6 mijë kandidatë për 249 vendet e Dhomës së Ulët të Asamblesë Kombëtare dhe për 34 këshillat provincialë.

XS
SM
MD
LG