Lidhje

Gjermani: anketat tregojnë epërsinë e Demokristianëve në zgjedhje


Gjermanët shkuan në votime sot për zgjedhjet parlamentare që priten të vendosin rrjedhën e reformave ekonomike të vendit. Anketat e fundit të opinionit publik tregojnë bashkimin demokristian të kushdërshtares Angela Merkel me një epërsi të ulët ndaj socialdemokratëve të kancelarit Gerhard Schroeder.

Megjithatë, duke qenë se 25 përqind e votuesve janë ende të pavendosur, vëzhguesit thonë se gara është e pamundur për t’u parashikuar. Tre anketime të veçanta tregojnë se zonja Merkel e Partisë Kristiandemokrate nuk ka mundur të sigurojë më tepër se 37 për qind të votave, ndërsa Partia e Demokracia e Lirë, që mundet të jetë partnere e koalicionit, kanë mundur të sigurojnë 10,5 për qind, duke i dhënë atyre më pak se shumica e nevojshme parlamentare të nevojshme për qeverisjen e vendit.

Zonja Merkel ka premtuar të rigjallërojë ekonominë e ngecur të Gjermanisë, të krijojë vende pune dhe të ulë taksat. Zoti Schroeder ka premtuar të vazhdojë reformat e nevojitura, ndërsa do të vazhdojë të mbajë sistemin social të vendit. Ekziston mundësia që dy partitë rivale të jenë të detyruara të formojnë të ashtëquajturin Koalicion të Madh. Zoti Schroeder ka udhëhequr vendin gjatë shtatë viteve të fundit. Zonja Merkel shpreson të bëhet gruaja e parë kancelare e Gjermanisë.

XS
SM
MD
LG