Lidhje

Presidenti dhe Kryeministri takohen me komunitetin shqiptar në Nju Jork


Delegacioni shqiptar i ka vazhduar takimet në New York me veprimtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan. Si Presidenti Moisiu, ashtu edhe Kryeministri Berisha, në këto takime, theksuan rëndësinë që ka ky komunitet veçanërisht në këtë periudhë, kur Shqipëria kërkon të intensifikojë përpjekjet për integrim në strukturat evro-atlantike.

Të shtunën Presidenti Moisiu ishte i ftuar në një takim me komunitetin. Takimi ishte organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-amerikan. Zoti Moisiu shprehu mirënjohjen për miqesinë dhe përkrahjen që Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan u kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Presidenti Moisiu tha se Shtetet e Bashkuara i kanë qendruar pranë Shqipërisë në momentet e saj më kritike dhe se Shqiperia qendron sot përkrah Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit. Ai theksoi se Shqiperia ka shënuar një arritje të madhe në përparimin e saj drejt demokracisë me zgjedhjet e fundit, por shtoi se zgjedhjet megjithëse demokratike nuk ishin të drejta, pasi vetë sistemi zgjedhor krijonte hapësirë për shfrytëzimin e ligjit për arsye politike. Ai theksoi se pozita e tij si kryetar shteti e detyronte të mbante një qendrim të tërhequr.

Presidenti Moisiu shtoi se zgjedhjet sjellin një ndryshim të pushtetit, por jo të shtetit dhe se shteti duhet të vazhdojë të funksionojë. Opozita, tha zoti Moisiu, është pjesë e mekanizmave të shtetit dhe duhet të gjejë hapësirë në jeten politike për të shprehur opinionin e saj dhe për të balancuar pushtetin.

Kryeministri Berisha, nga ana e tij, vuri në dukje se kreret e shteteve dhe te organizmave nderkombetare me të cilët është takuar, kanë përshëndetur kthimin e “rotacionit në politiken shqiptare”, siç e cilësoi kryeministri fitoren e demokrateve në zgjedhje, por shtoi se ky është vetëm stacioni i parë i një pune të gjatë dhe të ndërlikuar, ku ai veçoi si përparësi kryesore luftën kundër korrupsionit.

Kryeministri theksoi se kjo luftë do të bazohet në dokumenta zyrtare. “Ashkush nuk do të gjykohet për korrupsion politikisht”, tha zoti Berisha, “por askush nuk do të mund të përdorë politikën si mburojë ndaj këtij problemi që po shkatërron shoqerinë”.

Ndërkaq përfaqësues të afaristëve shqiptaro-amerikane, të cilët kishin ardhur për t’u takuar me Presidentin Moisiu dhe Kryeministrin Berisha në një mbrëmje të organizuar nga shoqata “Vatra”, vunë në dukje interesimin e tyre për t’u angazhuar me investime direkte ne Shqipëri.

Kreyministri u premtoi veprimtareve shqiptaro-amerikane dhe diasporës shqiptare kudo që ndodhet se do të krijojë kushte favorizuese për të tërhequr kapitalin e tyre në Shqipëri dhe për t’iu krijuar atyre të gjitha mundesitë për të kontribuuar për Shqipërinë.

Ndërkaq, kryeministri ishte të shtunën në Universitetin Mount Saint Vincent, së bashku me ligjvënësin amerikan Elliot Engel, i cili theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe se e vleresojnë popullin shqiptar si një ndër miqtë më të mirë të Amerikës. Zoti Engell përshendeti angazhimin e popullit shqiptar në zgjedhje si një tregues të angazhimit të tyre drejt demokracise.

“Shkuam në qendra votimi në Tiranë dhe ne Durrës, ku pamë demokracinë në veprim, dhe po te mos degjoja qe flitej shqip do të mendoja se isha ne Shtetet e Bashkuara kur shihja entuziazmin e njerëzve per të votuar”.

Kryeministri Berisha theskoi ne kete takim se ne bisedat me udheheqes nderkombetare ka theksuar edhe nevojen per nje zgjidhje te shpejte te çështjes së Kosovës si garanci e stabilitetit në rajon, por ai shtoi se kjo kërkon nga shqiptarët në Kosovë një angazhim te plotë në mbrojtje të të drejtave të pakicave.

Kryeministri tha se shqiptarët duhet të tregojnë se janë të zotë të përmbushin dhe respektojnë standartet e organizmave në të cilat kerkojnë të organizohen dhe e ftoi komunitetin shqiptaro amerikan të bëhet forcë active për arritjen e ketij objektivi.

XS
SM
MD
LG