Lidhje

Shqiptarët e shtetit Miçigan festuan dje  60 vjetorin e qëndrës islamike në Detroit

  • Astrit Lulushi

Shqiptarët e shtetit Miçigan festuan dje 60 vjetorin e qëndrës islamike në Detroit, si dhe 90 vjetorin e krjimit të shoqatës së parë myslimane shqiptare në Shtetet e Bashkuara, në Bedford të shtetit Maine. Në këtë festë, shqiptarët kishin ardhur nga shtetet më të largëta të Amerikës dhe nga Kanadaja fqinje.

Miçigani është shteti i dytë amerikan, pas Nju Jorkut, për nga numri i popullatës shqiptare. Në festimet e mbrëmëshme nuk ishte pare prej vitesh një grumbullim kaq e madh shqiptarësh në këtë shtet. Pjesmarrja ishte gjithashtu e larmishme.

Përvjetorë të tille ne dukje me karakter fetar, shqiptarët janë mësuar t’I festojnë së bashku pa dallim feje. Madje ndonjeherë, pjesmarrja e besimtarëve të një feje tjetër është me e madhe sesa numri i besimtarëve të mbledhur për festën e tyre. Të parët u kanë mësuar se feja e shqiptarit është shqiptaria dhe nga përvoja e dinë se feja dhe kombësia janë të lidhura ngushtë dhe ai që nuk do njërën nuk respekton as tjetrën.

Dom Ndue Gjergji, i kishës Zoja pajtore shqiptare në Detroit thotë se pervjetorë të tillë veç vlerave të posaçme përbëjnë edhe mësim për shqiptarët e sotëm në mërgim se puna e mirë në dobi të kombit e fesë kurrë nuk harrohet.

Ndërsa imam Abdulvehab Hoxha i bashkësisë myslimane të shqiptarëve në Toronto të Kanadasë mburret me rininë e bashkësisë së tij. Imam Hoxha thotë se “në se ata ecin në gjurmët tona, kjo varet plotesisht nga ne”.

Veprimtari i komuniteteit të Miçiganit, Mërgim Korça thotë se bashkësia myslimane e këtij shteti është me fat që ka një figurë të shquar intelektuale e fetare në krye te saj; Imam Vehbi Ismailin

Imam Vehbi Ismaili, sot rreth të 90-ve nuk ishte i pranishëm për arsye të shëndetit. Madje ka disa vite që detyrat e tij në qëndrën islamike në Harper Woods prane Detroitit shpesh i kryen imami në detyrë Shuajb Gerguri. “Kjo ndodhi vetem me kembënguljen e mjekut dhe të këshillit të xhamisë, pasi Imam Vehbiu vështirë se mungon një ditë në xhami”, thotë Imam Gerguri

Në përvjetorin e djeshëm ishin ftuar edhe udhëheqësit e lartë të Shqipërisë, president Moisiu e kryeministri Berisha, por për arsye të orarit të ngjeshur të veprimtarive të tyre në Nju Jork, ata nuk morrën pjesë. Nga Shqiperia megjithatë kishte ardhur i ftuar aktori i njohur Reshat Arbana, i cili recitoi vargje nga Kurani.

XS
SM
MD
LG