Lidhje

Shqipëri: Ndryshime në legjislacionin fiskal


Qeveria shqiptare miratoi sot disa ndryshime në legjislacionin fiskal për të përgjysmuar taksta e biznmesit të vogël.

Zyrtarët thanë se kjo masë do të ulë papunësinë dhe shmangiet fiskale, ndërsa përfaqësues të pushtetit vendor thanë se ky vendim prek buxhetin e tyre dhe është marrë pa konsultime paraprake me ta

Ndërkohë, prokuroria arrestoi në mesnatë drejtorin e tatimeve të Durrësit dhe një inspektor nën akuzën e moskryerjes së detyrave për vjeljen e taksave dhe atë të falsifikimit.

Në Durrës ku ushtrojnë aktivitetin e tyre shumë kompani të mëdha, ka një numër të konsiderueshëm që janë borxhli ndaj shtetit. Një ditë më parë dogana e Durrësit bllokoi dhe një anije të kompanisë së njohur Olim, pasi kjo e fundit kishte një detyrim të prapambetur prej mbi 3 milion dollarë. Mungesa në arkën e shtetit të detyrimeve nga firmat tregtare kanë cuar në pranga mesnatën e mbrëmshme drejtorin e drejtoirisë së Tatimeve të Durrës Asqeri Mirashi dhe një inspektor të kësaj drejtorie Dorian Deçolli. Për Mirashin dita e djeshme ka qenë mjaft e errët. Në mëngjes atij i është komunikuar urdhëri i shkarkimit nga detyra, dhe pak orë më vonë i janë vënë prangat, pas firmosjes së urdhërit të arrestit edhe nga Gjykata e Durrësit. Akuza ndaj tij dhe inspektorit Deçolli është ajo e moskryerjes së detyrave nga organet tatimore për vjeljen e tatimeve të kryer në bashkëpunim dhe fallsifikim.

Shkak për këtë është bërë denoncimi i kryer nga vetë tatimet e Durrësit për tre kompani me dtyrime prej disa qindra mijë dollarë. Për njërën prej tyre Tatimet e kishin zvogëluar më pas me dhjetë herë detyrimin që ajo i kishte shtetit, ndërsa dy të tjerat rezultojnë të jenë firma fantazëm. Në të vërtetë në Durrës ushtrojnë aktivitet shumë kompani të fuqishme dhe mendohet se ato i kanë detyrime në vlera të konsiderueshme shtetit si në tatime ashtu dhe për taksat doganore.

Po në Durrës, borxhi ndaj doganës, e ka detyruar drejtorin e këtij institucioni që të bllokojë dje një anije me 2 mijë ton vaj luledielli në pronësi të kompanisë së njohur vendase Olim. Drejtuesit e kompanisë e cilësuan të nxituar vendimin pasi sipas tyre ai ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve për llojin e vajit. Një konflikt disa vjetor të cilin ata thanë se e kishin konsideruar të zgjidhur këtë vit pas analizave të kryera në Itali ku kishte rezultuar se vaji i importuar prej tyre ishte i parafinuar dhe jo i përpunuar për të cilin aplikohet një taksë prej 10 përqind përkundrejt 2 përqind që zbatohet për vajin tjetër. Por dogana nga ana e saj i është përmbajtur një vendimi të vitit 2004 të gjykatës së Durrësit që detyronte kompaninë Olim të shlyente një detyrim prej mbi 3 milion dollarë.

Vendim që sipas drejtuesve të doganës nuk është apeluar asnjëherë dhe që ka marrë formën e prerë duke i dhënë të drejtën asaj të ndërmarrë vetë nismën për të siguruar shlyerjen e borxhit. Por rasti i Olim duket se nuk është i vetmi. Doganata janë shprehur se vetëm në portin e Durrësit janë 110 subjekte që kanë borxhe të pashlyera.

XS
SM
MD
LG