Lidhje

Shqipëria kërkon pavarësi të kushtëzuar për Kosovën


Shqipëria po kërkon që Kosovës t’i jepet e ashtuquajtura pavarësi e kushtëzuar.

Në fjalën që mbajti dje në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj tha se kjo do t’i jepte rastin bashkësisë ndërkombëtare ta vëzhgonte nga afër Kosovën gjatë zhvillimit të institucioneve dhe në ndërtimin e një shoqërie shumë-etnike.

Ministri Mustafaj tha se statusi aktual i Kosovës nën administrimin e Kombeve të Bashkuara është jo i pështatshëm për paqen afatgjatë në Ballkan. Ndërsa shqiparët e Kosovës kërkojnë pavarësinë e vendit, serbët e kundërshtojnë atë me forcë. Kombet e Bashkuara ende nuk e kanë bërë të njohur datën për fillimin e bisedimeve mbi statusin përfundimtar të Kosovës.

XS
SM
MD
LG