Lidhje

Uragani Rita, stuhi e kategorisë 4


Njoftimet bëjnë të ditur se fuqia e uraganit Rita është dobësuar paksa por akoma mbetet një stuhi mjaft e rrezikshme e kategorisë katër.

Presidenti Bush tha sot se autoritetet po përgatiten për të gjitha rastet, ndërkohë që uragani me përmasa të mëdha po kapërcen Gjirin e Meksikës me erëra që arrijnë shpejtësinë prej 265 kilometrash në orë.

Në Teksas, autostradat janë bllokuar nga qindra mijëra automjete që po mundohen të largohen nga Galveston, Hustoni si dhe qytete të tjera nga ku mendohet se do të kalojë uragani. Ndërkohë janë shtuar shqetësimet se uragani Rita do të ndikojë në vendin fqinj Luiziana, e cila sapo filluar të rimëkëmbet nga uragani Katrina.

Guvernatorja e Luizianës, Kathleen Blanco u ka bërë thirrje banorëve që të largohen nga zonat bregdetare, duke thënë se mundë të priten pasoja serioze në atë shtet. Qendra Kombëtare Amerikane për Uraganet pret tani që Rita të godasë në afërsit të Galvestonit të premten vonë ose të shtunën herët.

Të mërkurën, presidenti Bush deklaroi gjendje të jashtëzakonshme në Teksas dhe Luiziana, dhe autorizoi Agjencinë Federale për Situatat Emergjente që të koordinonte përpjekjet për lehtësimin e situatës.

XS
SM
MD
LG