Lidhje

Vehbi Bajrami - Shef i Seksionit Shqip në Zërin e Amerikës


Vehbi Bajrami është emëruar Shef i Seksionit Shqip të Zërit të Amerikës. Zoti Bajrami ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Nga viti 1986 në 1990, ai punoi si gazetar e redaktor në gazetën Bota e Re të Prishtinës. Pas ardhjes në Shtetet e Bashkuara, ai vazhdoi punën në fushën e gazetarisë, fillimisht si gazetar dhe më pas nga viti 2000 deri në vitin 2003 si Kryeredaktor i gazetës shqiptaro-amerikane "Illyria" në New York.

Vehbiu është autor i disa punimeve për çështjet shqiptare, duke përfshirë edhe librin "Shqiptarët e Amerikës", një histori e gjerë e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG