Lidhje

Shembet tenda në qendrën arkeologjike të Santorinit në Greqi


Një tendë e madhe prej metali që mbulonte një vend të njohur arkeologjik në ishullin grek të Santorinit, u shemb, duke shkaktuar vrasjen e një personi dhe plagosjen e të paktën 3 të tjerëve.

Zyrtarët thonë se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në qytetin e lashtë të Akrotirit për të dëmtuar të tjerë. Tenda prej metali, me një sipërfaqe prej 1 mijë metrash katrore, mbulonte një zonë arkeologjie të ruajtur mirë, ku vazhdojnë gërmimet prej 3 dekadash.

Qyteti i Akrotirit, ishte një prej qendrave kryesore urbane të qytetërimit Minoan në Egje deri në shekullin e 17 para Krishtit, kur u shkatërrua nga një sërë tërrmetesh dhe shpërthimesh vullkanike.

Shpërthimi vullkanik shkatërroi plotësisht një pjesë të madhe të ishullit të Santorinit. Por tonelata të tëra llave dhe hiri nga vullkani, mbuluan disa pjesë të qytetit, duke i ruajtur në gjendje të mirë për shekuj, ndërtesat madhështore të asaj kohe.

XS
SM
MD
LG