Lidhje

Partia e Gjelbër gjermane nuk do të pranojë të hyjë në koalicion me kristian-demokratët


Partia e Gjelbër gjermane, njoftoi se nuk do të pranojë të hyjë në koalicion me kristian-demokratët e qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Angela Merkel.

Të gjelbërit thanë sot se nuk shohin asnjë bazë bashkëpunimi me konservatorët, një parti që ata e kanë quajtur neo-liberale dhe anti-ekologjike. Zonja Merkel tha se Bashkimi Kristian Demokrat do të zhvillojë tnai bisedime me Social Demokratët e Kancelarit Shrëder, për të krijuar një koalicion parlamentar midis dy partive më të mëdha të Gjermanisë.

Partitë politike në Gjermani janë përfshirë në negociata për të krijuar koalicione të mundshme, pas zgjedhjeve të përgjithshme të së djelës, që nuk nxorrën një fitues të qartë. Bisedimet pritet të zgjasin disa javë.

XS
SM
MD
LG