Lidhje

Uragani Rita godet brigjet jugore amerikane, shkakton dëme më të kufizuara se parashikohej


Zyrtarët në Teksas dhe Luiziana thonë se dëmet nga Uragani Rita ishin më të pakta se sa parashikohej, por po u bëjnë thirje personave të evakuuar të mos kthehen ende në banesat e tyre. Ekipet e emergjencave po pastrojnë rrugët dhe po riparojnë linjat e elektrikut në zonën e uraganit, një ditë pasi Rita goditi 2 shtete jugore amerikane me shira të rrëmbyer dhe erëra me shpejtësi 200 kilometra në orë.

Stuhija rrëzoi pemë dhe shtylla elektriku në shumë zona dhe shkaktoi përmbytje të reja në Nju Orleans, ku ende nuk janë tharë ujërat e sjella nga përmbytjet që shkaktoi Uragani Katrina. Ekipet e shpëtimit shkuan sot në rajonin jugperëndimor të Luizianës për të kërkuar për qindra persona, të cilët nuk iu bindën urdhërave për evakuim dhe tani janë bllokuar nga përmbytjet në banesat e tyre.

Deri tani është konfirmuar vetëm një vdekje në shtetin Misisipi, ku një tornado e shkaktuar nga uragani Rita rrëzoi një banesë të lëvizshme.

XS
SM
MD
LG