Lidhje

Kosovë: Shefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve jep dorëheqjen


Shefi Ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë Adnan Merovci ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga ky post. Ai e bëri publik vendimin në një letër dërguar autoriteteve më të larta ndërkombëtare dhe vendase, por pa dhënë shpjegime rreth arsyeve për një vendim të tillë.

Në letër ai ka theksuar se gjatë periudhës dyvjeçare që ka qëndruar në këtë post janë organizuar zgjedhjet parlamentare të vitit 2004 të vlerësuara nga Këshilli i Evropës, Komisioni Evropian dhe Kombet e Bashkuara si më të suksesshmet në rajon.

Zoti Merovci ka theksuar se nuk do të flasë publikisht për dorëheqjen e tij të paraqitur me shumë se një vit para se t’i skadojë mandati. Më herët misioni i OSBE-së në Kosovë kishte kryer hetime rreth mundësisë së keqpërdorimit të fondeve në sekretariatin ekzekutiv të KQZ-së, por ende nuk ka dhënë asnjë hollësi për përfundimin e hetimeve.

XS
SM
MD
LG