Lidhje

Banka Botërore dhe FMN-ja hapin takimet e tyre vjetore


Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar hapën sot në Uashington takimin e tyre vjetor. Lehtësimi i borxheve është në krye të rendit të ditës.

Gjatë sesionit të hapjes, Presidenti i Bankës Botërore Paul Wolfowitz bëri thirrje për marrjen e masave konkrete për të luftuar varfërinë. Ai tha se mijëra njerëz që jetojnë në varfëri ekstreme vdesin çdo ditë nga sëmundje të parandalueshme.

Drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar Rodrigo de Rato tha se rritja globale ka krijuar mundësi të reja dhe ka përmirësuar shpresat për gjithë botën, veçanërisht në vendet në zhvillim.

Zyrtarë të ekonomisë nga mbarë bota, që do të marrin pjesë në takim, do të diskutojnë rreth planeve për të anuluar borxhet për 18 prej vendeve më të varfëra të botës, shumë prej tyre në Afrikë. Tema të tjera të takimit do të jenë çmimet e larta të naftës, deficitet tregëtare dhe çekuilibret ekonomike, si faktorë që rrezikojnë rritjen ekonomike globale.

XS
SM
MD
LG