Lidhje

Takimi vjetor i Bankës Botërore dhe FMN-së


Udhëheqës botërorë të ekonomisë, të cilët janë mbledhur në Uashington, pritet të arrijnë një marrëveshje për të pakësuar borxhet e vendeve më të varfëra të botës në një masë prej dhjetëra miliarda dollarësh. Falja e borxheve ka qenë ndër përparësitë kryesore në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat përfundojnë sot. Dje Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi një plan për faljen e 40 milion dollarëve borxh të 18 vendeve më të varfëra, shumica prej tyre në Afrikë. Sot pritet miratimi i Bankës Botërore.

Ministrat e financave dhe drejtuesit e bankave qendrore janë të shqetësuar edhe për rrezikun e ngadalësimit të rritjes ekonomike në botë si pasojë e rritjes së çmimeve të naftës. Zyrtarë të ekonomisë nga vendet në zhvillim thonë se çmimet në rritje të energjisë i kanë goditur vendet e varfëra më shumë se të tjerat. Çmimet e naftës janë dyfishuar gjatë 18 muajve të fundit, dhe korrespondenti i ekonomisë për Zërin e Amerikës thotë se ndërpreja e prodhimit në Shtetet e Bashkuara kohëve të fundit mund të zgjasë periudhën e çmimeve të ngritura.

XS
SM
MD
LG