Lidhje

Liban: Plagoset rëndë një gazetare e njohur e televizionit libanez


Një gazetare e njohur e televizionit libanez u plagos nga shpërthimi i një bombe që dëmtoi makinën e saj në veri të Beirutit. Zyrtarët e sigurimit thonë se May Shidiak e televizionit LBC është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Shpërthimi ishte incidenti i fundit në një seri sulmesh kundër figurave të njohura libaneze, përfshirë një gazetar dhe një politikan të cilët u vranë në sulme të veçanta në qershor, dhe vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri në shkurt të këtij viti. Të gjithë ata ishin kritikë të hapur të Sirisë.

Ndërkaq, presidenti egjiptian Hosni Mubarak i bëri thirje homologut të tij sirian, Bashar al-Asad të vazhdojë bashkëpunimin në një proces hetimor të Kombeve të Bashkuara lidhur me vrasjen e zotit Hariri. Një zëdhënës i zotit Mubarak i bëri thirje komunitetit ndërkombëtar të frenohen për të mos paragjykuar një rol të mundshëm të Sirisë në këtë vrasje. Katër ish-shefa libanezë sigurimi, me pikëpamje pro-siriane, janë akuzuar për vrasjet.

Të premten, hetuesit e Kombeve të Bashkuara përfunduan marrjen në pyetje të një numër zyrtarësh sirianë dhe në fund të muajit të ardhshëm pritet të nxjerrin një raport përfundimtar.

XS
SM
MD
LG