Lidhje

Shqipëri: Të djathtët kërkojnë heqjen e imunitetit parlamentar kur deputetët dyshohen për korrupsion


Në Shqipëri përfaqësuesit e shumicës së djathtë dorëzuan sot propozimin e tyre për zhveshjen e deputetëve nga imuniteti parlamentar në rastet kur ata dyshohen të jenë përfshirë në korrupsion.

Ky propozim ka shkaktuar debate për faktin se imunitetii i deputetit përcaktohet nga kushtetuta. Socialistët sot nuk dhanë një qëndrim të prerë por u deklaruan vetëm se ata do të mbështesin nismën vetëm nëse ajo nuk shkel kushtetutën. Modeli I propozuar nga e djathta lidhur me cështjen e imunitetit të deputetëve është huazuar nga bundestagu gjerman.

I përshtatur me shpejtësi, ai është formuluar si një vendim që prek rregulloren e parlamentit dhe parashikon lënien e imunitetit të deputetëve për ndjekje penale për vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës. Kryetari i grupit parlamentar të partisë demokratike Bamir Topi. Përkundrejt dyshimeve të lindura mbi përplasjen e këtij propozim me kushtetutën u shpreh sot se bëhet fjalë vetëm për kufizim të imunitetit "për ti lënë hapësirë prokurorisë që në rast se ka cështje që lidhen me korrupsionin e deputetëve apo ministrave ti lihet dorë të lirë, e natyrisht nuk bëhet fjalë për heqje por për kufizim" Por shumë jurist vërejnë se që në formulim të projektvendimit ka një kundërshti direkte me kushtetutën. Flitet për lënie të imunitetit për ndjekje penale ndërkohë që kushtetuta vetë nuk lë thuajse fare hapësira kur sanksionon se deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimin e kuvendit.

Socialistët, të paktën përmes përfaqësuesve të tyre të lartë, nuk dhanë sot një qëndrim të prerë. Sekretari i Përgjithshëm Gramoz Ruci njëkohësisht dhe kryetar i grupit parlamentar deklaroi se ata do të mbështesin vetëm nisma që janë në përputhje me kushtetutën: "Ne do të mbështesim cdo nisëm që është në përputhje me kushtetutën e vendit dhe do kundërshtojmë cdo nisëm që është në papërputhshëmri me kushtetutën". Edhe varianti i mundshëm i heqjes vullnetare të imunitetit nuk do të sillte asgjë pasi organet e drejtësisë, edhe në këtë rast, janë të detyruara të zbatojnë atë që është e shkruar në kushtetutë.

Sipas mjaft kostitucionalistëve nisma lidhur me imunitetin e deputetëve mund të realizohet vetëm me një ndryshim të kushtetutës, variant për të cilin u shpreh dhe kryetari i partissë Lëvizja socialiste për Integrim Ilir Meta. Në këtë rast duket se kjo çështje rrezikon të mbetet vetëm një debat me ngjyrime politike të një gare mbi antikorrupsionin.

XS
SM
MD
LG