Lidhje

Izraeli vazhdon sulmet me raketa mbi Rripin e Gazës


Aeroplanët izraelitë vazhduan të qëllonin me raketa sot në Rripin e Gazës në kuadër të operacionit kundër ektremistëve palestinezë të cilët hodhën raketa në pjesën jugore të Izraelit javën e kaluar.

Palestinezët thanë se disa godina u dëmtuan nga sulmet, por nuk ka njoftime të menjëherëshme për viktima. Izraelit tha se ndërtesat përdoreshin për të magazinuar armë. Dje, grupi Hamas bëri thirrje për t'i dhënë fund sulmeve me raketa mbi Izraelin dhe deklaroi se ato u ndërmorrën në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e 16 palestinezëve në një shpërthim të javës së kaluar në Gaza.

Hamasi fajëson Izraelin për shpërthimin ndërsa ky i fundit thotë se nuk kishte gisht në të. Autoriteti palestinez tha se shpërthimi aksidental ishte shkaktuar nga vetë grupi Hamas.

XS
SM
MD
LG