Lidhje

SHBA: Darvini sfidohet nga një "shpjegim më i plotë" i evolucionit


Një komision lokal amerikan për arsimin shkon sot në gjyq në provën e parë ligjore të teorisë, se një forcë e mbinatyrshme ishte udhëzuesja e krjimit të jetës në planetin tonë.

Bordi i Arsimit për rajonin Dover në shtetin Pensilvania u kërkon mësuesve të biologjisë të shkollave të mesme të rajonit që, kur shpjegojnë Teorinë e Evolucionit të Darvinit, të shtojnë se ky nuk është një shpjegim i plotë i evolucionit të njeriut dhe se teoria e “projektit inteligjent” është një tjetër shpjegim i vlefshëm.

Prindërit që e hodhën në gjyq bordin e arsimit thonë se teoria e “projektit inteligjent” nuk është tjetër, veçse një maskim i shpjegimit biblik se Zoti krijoi universin.

Gjykata e Lartë Amerikane në vitin 1987 ndaloi përfshirjen e mësimeve biblike lidhur me origjinën e jetës në Tokë në shkollat publike, në përpjekje për të ruajtur ndarjen e kishës nga shteti. Rreth gjysma e amerikanëve, përfshirë edhe presidentin Bush, mbështesin idenë e përfshirjes së shpjegimit biblik ose të teorisë së “projektit inteligjent” së bashku me teorinë e evolucionit në materialet mësimore.

XS
SM
MD
LG