Lidhje

Forcat amerikane vrasin numrin dy të Al-Kaidës në Irak


Ushtria amerikane në Irak thotë se forcat e saj kanë vrarë numrin dy në listën e terroristëve më të kërkuar të al-Kaidës në Irak gjatë një bastisjeje në Bagdat. Një zëdhënës i ushtrisë tha se Abu Azam, i njohur gjithashtu si Princi i Bagdatit, u vra të dielën. Ai ishte një ndihmës i afërt i udhëheqësit të al-Kaidës në Irak, Abu Musab al-Zarkaui.

Ushtria amerikane thotë se zoti Azam ishte komandanti i operacioneve të grupit dhe ishte përgjegjës për shtimin e dhunës kohët e fundit.

Por në një mesazh në internet, që i atribuohet al-Kaidës në Irak, grupi terrorist tha se nuk mund ta konfirmojë vdekjen e Abu Azzamit dhe e mohoi që ai të ishte numri dy i organizatës në Irak.

Gjetkë, një person kreu sot një sulm vetvrasës ndaj një qendre rekrutimi në Bagdat, duke vrarë të paktën 10 persona dhe duke plagosur më shumë se 25 të tjerë. Në qytetin lindor të Kutit, afër kufirit me Iranin, policia gjeti trupat e 22 viktimave.

Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i Natos Jap de Hoop Scheffer ndodhet në Bagdat, ku përuroi selinë e misionit të përbashkët stërvitor Nato-irakian dhe një akademi ushtarake. Natoja ka në plan të zgjerojë rolin e saj në përgatitjen e oficerëve irakianë.

XS
SM
MD
LG