Lidhje

Hosni Mubarak përsëri President i Egjiptit


Presidenti egjiptian Hosni Mubarak u bëri thirrje për bashkëpunim si përkrahësve edhe rivalëve të tij, ndërsa fillon sot mandatin e tij të pestë presidencial.

Zoti Mubarak e bëri sot betimin para Parlamentit dhe një numri autoritetesh të huaja, mes tyre edhe udhëheqësi libian Moamar Kadafi. Në një fjalim që u transmetua nga televizioni në mbarë vendin, udhëheqësi 77-vjeçar u zotua se do ta vazhdojë programin politik dhe të reformave ekonomike që sapo ka filluar, ku gjithashtu përfshihet përmirësimi i standarteve të jetesës për shumicën e popullsisë së varfër egjiptiane gjatë mandatit të tij të ri, që vazhdon deri në vitin 2011. Ai gjithashtu premtoi se zgjedhjet legjislative të nëntorit do të jenë të drejta dhe të lira, pas kritikave se gara për zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan këtë muaj, me pjesëmarrjen e një numri kandidatësh, ishte plot parregullsi gjatë votimeve.

Zoti Mubarak doli fitues në garën ku morën pjesë 9 kandidatë presidencialë, duke fituar më tepër se 88 për qind të votave.

XS
SM
MD
LG