Lidhje

Ministria e Brendshme palestineze publikon raportin mbi vrasjet e javës së kaluar


Autoriteti palestinez thotë se coprat e predhave që u gjetën në trupat e personave të vrarë në një shpërthim në një tubim të Hamasit javën e kaluar vinte nga raketat Qassam të prodhuara nga vetë grupi ekstremist.

Në këtë përfundim ka arritur Ministria e Brendshme palestineze, në një raport që e bëri sot publik.

21 persona gjetën vdekjen të premten nga shpërthimi që ndodhi në një kamp refugjatësh në Gaza. Hamasi dhe Xhihadi Islamik fajësuan Izraelin dhe ndërmorën sulme hakmarrëse me raketa në Izraelin jugor, të duke nxitur një valë goditjesh ajrore izraelite dhe arrestimin e rreth 380 personave në Bregun Perëndimor.

Hamasi tha se mes të arrestuarve ishin dhjetra nga veprimtarët e vet që kishin në plan të kandidonin, apo të angazhoheshin në administratën e zgjedhjeve parlamentare palestineze që do të mbahen së afërmi.

Në zhvillime të tjera, Hamasi nxorri sot një video ku shfaqej një izraelit i rrëmbyer javën e kaluar, me sy të mbuluar dhe duar të lidhura. Forcat izraelite e gjetën trupin pa jetë të tij dje në Bregun Perëndimor.

XS
SM
MD
LG