Lidhje

Shqipëri: Masa për të luftuar konfliktin e interesave në qeveri


Në Shqipëri kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli tha sot se një staf jursitësh do të bëjë analizën juridike të dispozitave ligjore dhe akteve që rregullojnë veprimtarinë e shumë institucioneve si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, këshilli Mbikyrës i Bankës e deri te legjislacioni në fushën e sigurimeve Shoqërore për të shmangur konfliktin e interesave. Zonja Topalli shpjegoi se e gjithë analiza do t'i paraqitet më pas komisioneve parlamentare së bashku me propozimet për të shmangur këtë fenomen

E djathta, e cila ka marrë pushtetin pas zgjedhjeve të 3 korrikut ka vendosur të ndërmarrë një nismë të re për të goditur sic shprehet ajo, fenomenin e konfliktit të interesave. Këtë herë nuk është qeveria por kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli sipas të cilës nga ky fenomen janë prekur të gjitha qelizat e piramidës shtetërore: "Ky shtet është ndërtuar mbi konfliktin e interesit. Në ligjet e tij konflikti I interesit shtrihet nga maja e piramidës, në institucionet kushtetuese, deri tek drejtoritë më të vogla të bazës. Në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër demokratik, zyrtarët vendosin vetë për ofiqin e tyre, shpërblimin e tyre dhe punësimin e familjarëve të tyre".

Sipas zonjës Topalli parlamenti nuk ka bërë deri më tani asnjë përpjekje për të evidentuar punës e shumë institucioneve që varen prej tij, por është mjaftuar me praktikën e raportimit të përvitshëm, praktikë që, siç u shpreh kryetarja e parlamentit, duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Zonja Topalli njoftoi se ka vendosur që t’i kërkojë një stafi juridik serioz që brenda një kohe të shkurtër të paraqesë përpara komisioneve të parlamentit një analizë kuridike të hollësishme për gjendjen e çdo institucioni që varet nga parlamenti si dhe propozimet përkatëse. Në listën e këture institucioneve zonja Topalli ka rreshtuar Këshillin Mbikqyrës të Bankës, Autoritetin e Konkurrencës, Entin Rregullator të Telekomunikacioneve, Energjisë, këshillin Kombëtar të Radio Televizionit si dhe Këshillin e lartë të Drejtësisë. "Analiza e plotë juridike, identifikimi i vakumeve institucionale dhe ligjore të cilat krijojnë premisa të abuzimit me postin, propozime konkrete për formën e reagimit institucional dhe ligjor për cfarëdo lloj konflikti interesash, do të përbëjnë dhe misionin e punës së tij në funksion të rolit të Kuvendit në tërësi dhe të komisioneve të tij" tha zonja Topalli.

Për çështjen e konfliktit të interesave është angazhuar nga ana e saj edhe qeveria e cila pritet të bëjë rishikimin e ligjit të posacëm të miratuar në fillim të këtij viti. Por zonja Topalli siguroi se nuk ka asnjë përplasje mes dy nismave.

XS
SM
MD
LG