Lidhje

Izraeli kërcënon të ndërmarrë sulme të reja kundër ekstremistëve


Një gjeneral i lartë izraelit po paralajmëron se Izraeli do t’u japë urdhër njësive të artilerisë për të bombarduar qytetin Beit Hanoun në Rripin e Gazës po të jetë e nevojshme nëse raketa palestineze vazhdojnë të godasin Izraelin. Duke folur sot në radion e ushtrisë izraelite, gjeneral-majori Izrael Ziv tha se e gjithë zona Beit Hanun mund të bastiset, nëse goditjet e ektresmistëve me raketa vazhdojnë.

Ky kërcënim i ri bëhet ndërkohë që Izraeli zgjeron fushatën e tij pesëditëshe në Gaza kundër ekstremistëve të Hamasit dhe Xhihadit Islamik, duke goditur me seri artilerie në Gazën Veriore për herë të parë në dekada. Mjetet ajrore izraelite sulmuan ndërtesa në qytetin e Gazës. Nuk ka njoftime për viktima.

Shkak për sulmet e Izraelit ishin goditjet me raketa gjatë fundjavës nga ana e ekstremistëve në qytete kufitare izraelite. Sulmet izraelite kanë vazhduar me gjithë një njoftim të Hamasit se do të ndalte sulmet.

Ndërkohë, një takim i caktuar për javën tjetër ndërmjet Kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, dhe udhëheqësit palestinez, Mahmud Abaz, është shtyrë. Nuk është njoftuar për ndonjë datë tjetër.

XS
SM
MD
LG