Lidhje

Irak: 50 të vrarë në sulme me makina bombë


Autoritetet irakiane thonë se të paktën 50 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një seri sulmesh të bashkërenduara me makina-bombë në qytetin Balad, në veri të Bagdatit.

Njoftimet e para theksojnë se të paktën tre shpërthime u kryen në pak para orës 19, sipas orës vendore.

Më parë në Bagdat, forcat amerikane kryen një bastisje para agimit në shtëpinë e një politikani suni me influencë.

Një zëdhënëse e ushtrisë i tha Zërit të Amerikës se forcat amerikane u futën në shtëpinë e zotit Adnan al-Dulaimi bazuar në të dhëna të besueshme zbulimi se aty zhvilloheshin veprimtari të paligjshme. Katër persona u ndaluan si dhe u konfiskua një sasi e madhe armësh dhe municioni.

Zoti al-Dulaimi, i cili kryeson një organizatë të rëndësishme politike të arabëve suni, tha se ishte tronditur nga bastisja.

XS
SM
MD
LG