Lidhje

Gazetarja e Nju Jork Tajmsit dëshmon për nxjerrjen e emrit të agjentes së CIA-s


Gazetarja e Nju Jork Tajmsit Xhudith Miller, e cila është burgosur për mosbindje ndaj gjykatës, dëshmoi para një jurie të madhe federale në hetimet rreth zyrtarit që nxorri emrin e një agjenteje të fshehtë të CIA-s.

Zonja Miller u lirua dje nga burgu pasi ra dakort të dëshmojë, duke thënë se zyrtari që i dha asaj emrin, e kishte siguruar se ajo nuk kishte pse e mbante më të fshehtë burimin. Njoftimet e shtypit, venë në dukje se emri i agjentes së CIA-s, Valeroi Plame, iu dha gazetares nga shefi i personelit të nën presidentit Dick Cheney, Lewis Libby.

Hetimet se kush nxorri emrin kanë përfshirë edhe këshilltarin kryesor të presidentit Bush Karl Rove. Në Shtetet e Bashkuara është krim federal të nxjerrës me dijeni emrin e një agjenti të CIA-s. Kur departamenti i Drejtësisë filloi hetimet, presidenti Bush tha se do të pushonte nga puna këdo që kishte nxjerrë emrin.

Agjentja e CIA-s është bahskëshortja e ish ambasadort Joseph Wilson, i cili i kundërshtoi publikisht informacionet e zbulimit të administratës që u përdorën si argument për fillimin e luftës në Irak. Emri i zonjës Plame u bë i ditur vetëm disa ditë më pas nga gazetari Robert Novak.

XS
SM
MD
LG