Lidhje

Irak: Të paktën 10 të vrarë nga një sulm në Hila


Një sulm me makinë bombë në jug të Bagdatit shkaktoi vrasjen e të paktën 10 personave, në një kohë që numri i viktimave nga një seri shpërthimesh të bashkërenduara dje në Bagdat, u ngrit në gati 100.

Në sulmin e sotëm, policia thotë se një bombë shpërtheu në një treg të mbushur me njerëz në qytetin Hillah të banuar kryesisht me banorë shi’itë. Mbi 40 persona u plagosën.

Ndërkohë, zyrtarët e spitalit thonë se numri i viktimave nga 3 sulme të bashkerenduara me makina bombë dje në qytetin balad, u ngrit në 98. Shtimi i dhunës vjen dy javë para organizimit të një referendumi mbi kushtetutën. Kryengritësit synojnë të pengojnë votimin e 15 tetorit dhe i kanë shpallur luftë shumicës shi’ite të Irakut.

XS
SM
MD
LG