Lidhje

Kryeprokurorja del Ponte: tendenca pozitive në bashkëpunimin e Kroacisë


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës Carla del Ponte vuri në dukje tendenca pozitive në bashkëpunimin e Kroacisë me gjykatën, por shtoi se është e zhgënjyer nga dështimi për të ekstraduar një të dyshuar për krime lufte që ende është i lirë.

Kryeprokurorja del Ponte tha se ka afat dy dytë për të shqyrtuar në se bashkëpunimi kroat është i mjaftueshëm nga ky vend për të filluar bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Por ajo shprehu përsëri zhgënjim që gjenerali kroat Ante Gotovina është ende i lirë.

Bashkimi Evropian i pezulloi bisedimet për anëtarësimin e Kroacisë në mars pasi zonja Del Ponte tha se ky vend nuk kishte bërë sa duhet për të gjetur gjeneralin. Autoritetet kroate këmbëngulin se ai është larguar nga vendi. Gjykata e Kombeve të Bashkuara e akuzoi gjeneralin Gotovina në vitin 2001 për rolin e tij në vdekjen e civilëve gjatë një ofensive në zonat e kontrolluara nga serbët në Kroaci.

XS
SM
MD
LG