Lidhje

Gjermani :Schroeder dhe Merkel, fushtatë në Dresden


Kancelari gjerman Gerhard Schroeder dhe sfiduesja e tij Angela Merkel po bëjnë fushatë në qytetin lindor të Dresdenit para votimit të së djelës për kandidatin e vetëm të pavendosur në zgjedhjet parlamentare të këtij muaji.

Të dyja palët shpresojnë të marrin më shumë fuqi politike në bisedimet për qeverinë e re pas votimit me një rezultat të pavendosur të 18 shtatorit që i dha partisë demokristiane të zonjës Merkel vetëm tre vende më shumë sesa socialdemokratëve të kancelarit Schroeder.

Të dyja palët kanë diskutuar formimin e të ashtuquajturit Koalicion Madhor midis dy partive pasi asnjëra palë nuk mori mbështetjen e duhur për të krijuar qeverinë e re. Por bisedimet u ndërprenë pasi si kancelari Shrëder edhe zonja Merkel vazhdojnë të pretendojnë të drejtën për të qënë kancelari i ardhshëm i vendit.

Votimi i së djelës në Dresden u vonua për dy javë pas vdekjes së një kandidati të partisë së ekstremit të djathtë para votimeve.

XS
SM
MD
LG