Lidhje

Ministrat e Jashtëm të BE-së, takim urgjent në përpjekje për zhbllokimin dhe fillimin e negociatave mbi anëtarësimin e Turqisë


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian zhvilluan të shtunën takim urgjent në përpjekje për zhbllokimin dhe fillimin e negociatave mbi anëtarësimin e Turqisë në radhët e Bashkimit, një ditë para se të fillojnë këto bisedime.

Sekretari i Jashtëm britanik, Xhek Strou, tha se i kupton shqetësimet e disa vendeve, por ai shtoi se braktisja e bisedimeve do të ishte dështim për Bashkimin Evropian.

Austria këmbëngul që bisedimet e Bashkimit Evropian me Turqinë duhet të përfshinin një alternativë tjetër përveçse për t’i dhënë këtij vendi anëtarësim të plotë, por Ankaraja e kundërshton këtë.

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, tha të djelën se udhëheqësit e Bashkimit Evropian duhet të marrin një vendim nëse Bashkimi duhet të bëhet një fuqi botërore, apo të mbetet, sipas fjalëve të tij , “një klub i vendeve të krishtera”.

Negociatat për pranimin e Turqisë në radhët e Bashkimit pritet të marrin deri në 10 vjet dhe anëtarët e rinj të Bashkimit duhet të miratohen nga të 25 vendet anëtare. //az//

XS
SM
MD
LG