Lidhje

Hetuesit indonezianë publikojnë fotografitë e autorëve të sulmeve në Bali


Hetuesit në ishullin indonezian të Balit publikuan disa fotografi ngjethëse të tre të dyshuarve për sulmet vetë-vrasëse me bombë, që lanë të vrarë të shtunën rreth 19 vetë. Gazetat publikuan fotografi të rrënqethëse me kokat e prera të personave të dyshuar si autorët e sulmeve, në përpjekje për identifikimin e tyre.

Policia gjithashtu publikoi një video e filmuar nga një amator, e cila tregonte njërin prej autorëve të sulmit me çantë shpine, vetëm disa sekonda para shpërthimit. Policia thotë se kishte gjetur kokat dhe këmbët e të dyshuarve në vendin ku ndodhi shpërthimi, që tregon se ata i kishin të lidhur në trup lëndët shpërthyese.

Zyrtarët indonezianë dje thanë se numri i viktimave ishte 26 dhe jo 22 vetë, mes tyre edhe vetë autorët e sulmeve. Në të tre shpërthimet e dy zonave turistike të Balit u plagosën të paktën 100 indonezianë dhe të huaj. Organizator i sulmit dyshohet të jetë grupi islamik Xhemah Islamiah që vepron në Azinë Juglindore.

XS
SM
MD
LG